ÇKA ËSHTË DOMITE?
DOMITE është material bimetalik jashtëzakonisht rezistent ndaj harxhimit dhe goditjeve i cili në vete bashkon përparësit e metalit të bardh të veshur me elemente të kromit, molibdenit, titanit, vanadit dhe çelikut.
Duke falenderuar përbërjes së veçantë kimike dhe teknologjisë së patentuar të përpunimit, prodhimet DOMITE zënë vend udheheqës në të gjitha industritë të cilat kanë të bëjnë me abrazione dhe /ose goditje të mëdha. Mikrostruktura e legurës rezistente ndaj grithjes në vete përmban karbite primare dhe sekundare të fortësisë 1800 deri 2300 HV (Vikers). Rezultati i kësaj është fortësia minimale prej 700 HB (Brinell) që është ekvivalente me 63 HRc.
Nënshtresa e DOMITE- së shërben si jastëk, gjegjësishtë ajo i zbut goditjet e forta dhe ngarkesat e mëdha. Domite është i përpiluar nga Ministria e Xehetarisë e Australisë dhe gjatë dekadave te zhvillimit ai është bërë prodhim më i sigurtë dhe më i lirë kur është në pytje hargjimi i materialit në tërë boten.
Ku përdoret?
DOMITE përdoret në të gjitha industritë ku paraqiten goditjet e forta dhe abrazioni. Duke i falenderuar shtresës minimale të fortësisë 700HB dhe faktit që ky prodhim egziston në trashësi të ndryshme, në masë të konsiderushme zvogëlohet saldimi i fortë gjatë riparimeve dhe njekohësisht vazhdohet kohëzgjatja. Mirëmbajtja dhe intervenimet biejnë në minimum.
 |
|
Luga e ngarkuesit të rëndë është e mbrojtur me metale të forta DOMITE të formave të ndryshme gjeometrike. Në fotografi shihen pllaka në form të çokollatës, pllaka rrëshitëse, mbrojtje të lartë dhe mbrojtje në form të diskut. Kohëzgjatja është e shumëfisht në krahasim me teneqe antiabrazive apo mbrojtje komerciale të cilat zakonisht përdoren. |
 |
|
Gypi dalës në formë trapezi në transportuesin e mademit është i mbrojtur me pllaka DOMITE në form të çokollatës dhe mbrojtje në form të diskut. Mbrojtja e mëparshme kanë qenë llamarina antiabrazive të cilat janë ndërruar çdo dy muaj. Në fotografi shihet gjendja pas 12 muaj pune. Ketu shihet se nuk është harxhuar as gjysma e shtresës së fortë, gjë që dëshmon për vazhdimin e kohëzgjatjes për 12 herë! |
 |
|
Prodhuesi ndërkombëtar i pajisjes për xehetari, ndërtimin e tuneleve dhe miniera të hapura DBT nga Gjermania në makinat e veta për thyerjen e gurit të cilat punojnë me material të fortë abraziv ka të montuar pllaka DOMITE në form të çokollatës në dimenzione të ndryshme. Hapsira ndërmjet saldohet me materiale DURUM, me çka sigurohet puna e gjatë dhe e sigurtë. |
 |
|
Një prej industrive të rënda me kërkesa shumë të larta apo dredging me dekada të tëra përdorin mbrojtje DOMITE të fortësisë700 HB i cili saldohet lehtë. Në këtë mënyrë mund të ndalet shkaterrimi i gypave nga materiali koroziv dhe abraziv i cili në vete përmban sasi të mëdha guri. DOMITE përdoret me sukses edhe në pjesë të tjera sikurse që janë pompa, pajisje thithëse. |
DURUM
Firma ndërkombëtare DURUM me seli në Gjermani ka përvoje më se25 vjeçare në përpunimin, prodhimin dhe përdorimin e materialit për mbrojtje nga abrazioni, erozioni dhe korozioni. Përvoja nga prodhimi dhe mirëmbajtja në tëre boten analizohet në selitë e DURUM- it në SHBA, Francë, Brazil, Venezuel, Australi, Çile, Itali, Japoni, Kore dhe Spanjë, krejt me qëllim të përmiresimit të materialit për saldim të fortë dhe mirëmbajtje.
Programi prodhues është i përberë nga elektroda në form të gypit, tela të plota, tuba të hekurta për saldim, PTA- pluhur, pluhur për shpërndarje termike dhe tela për shperndarje të ndryshme.
Produktet DURUM përdoren në industrinë e naftës, firmat për prodhimin e tullave, industrinë e cementit, minierat, në industrinë e bujqesisë, në prodhimin e çelikut dhe aluminit, në industrinë e letrës dhe shumë të tjerë.
Pse është DURUM i veçantë?
Ekspertët e kësaj kompanie multinacionale në laboratore të veta përpilojnë materiale të reja për mbrojtje nga harxhimi, abrazioni, korozioni dhe pasoja të tjera të padëshiruara. Pas testimeve laboratorike përpunohen produkte për saldim të fortë dhe pas verifikimit të tyre në miniera, në makina për thyerjen e gurit dhe makineri të tjera ato dalin në treg. Një numer i madh i prodhimeve DURUM janë produkte të patentuar dhe të mbrojtur.. DURUM bashkëpunon me një numer të madh të universiteteve teknike në botë dhe posedon laboratore me pajisje më moderne. Me zgjedhjen e materialeve DURUM për saldim të fortë keni bërë hap të rëndesishëm përpara për dallim prej materialit standard që përdoret në këtë lëmi.
 |
|
Me përparimin e mikrrostruktures arrihen veçanti të larta të kualitetit. Duke i falenderuar kontrollit të rrept të procesit të prodhimit është siguruar kualiteti i lartë i materialit shtesë. Në fotografi është i paraqitur volfram- karbidi sferik i cili ka fortësi më të madhe për 30% dhe për 50% rezistencë më të mirë ndaj harxhimit në krahasim me volfram-karbid të zakonshëm. |
 |
|
Kushte të rënda janë vendi më i përshtatur ku mund të dëshmohen vetëm materiale më të mira. Materiali i fortë për saldim DURUM (hardfacing) përdoret në miniera të shumta në Gjermani dhe në botë. Për shkak të sitemit të patentuar të elektrodave dhe mënyrës së veçantë të prodhimit, mirëmbajtja bie në minimum. |
 |
|
Thikat e makinave mobile të ndërtimtarisë dhe xehetarisë të salduar fortë zgjasin edhe 10 herë më tepër sesa ato të pambrojtuara. Materiale shtesë DURUM janë të thjeshta për përdorim. Shtresa të përdorura në baze të volfram –karbidit, krom karbidit, niobit dhe elementeve të tjera e vazhdojnë kohezgjatjen e makinave dhe pajisjeve të tjera dhe zvoglojnë harxhimet e punës në masë të konsiderueshme. |
 |
|
Janë të zhvilluara zgjidhje dhe materiale të posaçme për riparimin dhe mbrojtjen e makinerisë së rendë. Në fotografi shihen pjesë të bagerit me gjatësi prej 3 metrave dhe peshës prej më se 400 kg. Për dallim prej materialit origjinal, me përdorimin e elektrodave speciale kohezgjatja e këtyre elementeve është shtuar për 60%. |
Ketu janë të paraqitura vetem disa prej mënyrave të përdorimit të materialit DURUM dhe DOMITE. Dobi të mëdha nga përdorimi i ketij materiali për saldim dhe mbrojtje nga harxhimi kanë miniera të shumta, miniera të hapura, industria për thyerjen e gurit, dredger-a, industritë për cement dhe riciklim si dhe intustritë të tjera të ngjashme.
Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojmë që edhe ju të kurseni dhe të zvogëloni pengesat në makinerit e juaja! Informata shtesë i gjeni në:www.vorax.hr